Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me emërimin e Bashkim Nurbojës si ushtrues detyre të Guvernatorit në BQK.

Hoti i ka thënë se ky emërim e ka dëmtuar procesin e zgjedhjes së Guvernatorit duke bërë shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.

‘’Këta mashtrues e të paaftë, me tendencë për të kapur gjithçka, gjatë tërë vitit 2022 e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit. Ndërkaq, tani e kanë dëmtuar edhe procesin e zgjedhjes së Guvernatorit duke bërë shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Nga sot, Kryetari i Bordit të BQK-së merr detyrën e Guvernatorit. Ky marifet nuk është parë në 20 vjet.

Këta mashtrues e të paaftë, me tendencë për të kapur gjithçka, gjatë tërë vitit 2022 e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit. Ndërkaq, tani e kanë dëmtuar edhe procesin e zgjedhjes së Guvernatorit duke bërë shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.

Kjo ka krijuar situatë të jashtëzakonshme, në të cilën vetë Kryetari i Bordit të BQK-së të marrë detyrën e Guvernatorit.

Tmerr. Dëm për ekonominë. Mesazh shumë i keq për tregun financiar dhe investitorët e jashtëm e të brendshëm.

Të ngjashme