Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është mirë që pas tri vjetësh është mbledhur për të votuar marrëveshjen e demarkacioni.
Hoti deklaroi se seanca e sotme për dallim nga të kaluarat do të zhvillohet pa gaz lotsjellës dhe dhunë ndaj kryeministrit, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se njëri nga personat që nxiste dhunë ka qenë dhe Ramush Haradinaj, por Hoti tha se nuk do ta sulmojnë atë edhe pse siç u shpreh kanë të drejtë morale për ta bërë këtë.
“Dua të shpreh kënaqësinë që pas 3 vjetëve Kuvendi është mbledhur për të votuar marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me këtë shtet mik të Kosovës. Seanca e sotme për dallim prej seancave të kaluara do të zhvillohet pa gaz lotsjellës dhe dhunë ndaj kryeministrit e deputetëve”.
“Një që nxistë dhunë sot është kryeministër por ne nuk do ta sulmojmë atë edhe pse kemi të drejtë morale për këtë. Kësaj radhe nuk më mundësi të hyjë gazi lotsjellës në Kuvend”.
“Ne besojmë se marrëveshja është e drejtë përmes neneve 7 dhe 9 të marrëveshjes”.
“Deklarat e presidentëve është konfirmim i marrëveshjes në nenet 7,9,11. Marrëveshja është e vitit 2015, asnjë shkronjë nuk ka ndryshuar, rrethanat kanë ndryshuar. Më vjen mirë që po mbështetet nga një pjesë e opozitës së atëhershme”.
Hoti iu drejtua deputetëve të Vetëvendosjes duke u thënë që pa votën e tyre ratifikimi i demarkacionit varet nga Lista Serbe.
“Të nderuar kolegë të LVV-së edhe ju e dini se kjo marrëveshje siguron lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëveshja i hap rrugë subjektivitetit të Kosovës”.
“Une ju garantoj se do të jemi këtu nëse kemi nevojë të sjellim edhe një herë këtë marrëveshje në Kuvend nëse ka fakte të reja, pa votën e juaj rafitikimi i marrëveshjes varet nga Lista Serbe, dhe ju ftoj të shmangim çfarëdo konstruksion që mund të bëhen në dem të Kosovës”.