Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për kujdes maksimal përgjatë ditëve në vijim, meqë ka thënë se varianti i ri i Coronavirusit po përhapet me shpejtësi.
“Rangimi i ri i komunave lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit Covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt”, thuhet në postimin e kryeministrit në detyrë.