Hoti-Kurtit: Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga takimi në Samitin e Ballkanit

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk arsyetohet fakti se Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkim Evropian.

Ai tha se nuk ka asgjë më të rëndësishme për Qeverinë se sa ky Samit, shkruan Ekonomia Online.

Postimi i plotë:

Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se ky samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare. Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim.

Samiti në Tiranë është vendi për të prezantuar nevojat dhe projektet, si dhe për të bërë konsultimet e nevojshme me partnerë. Aty është vendi për të insistuar dhe avokuar për zhbllokimin e 300 milionë eurove për projekte për shkak të masave të BE-së ndaj Kosovës.

Sipas Komisionierit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, plani i BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor është konceptuar në Tiranë. Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte konsultime të ngushta me Qeverinë Rama përpara këtij samiti.

Të ngjashme