Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ,Avdullah Hoti tha se nuk e sheh të arsyeshme që seanca të vazhdoj pa praninë e Qeverisë.
Hoti kërkoi që Kuvendi të mos shndërrohet në arenë të përplasjeve për agjenda të ngushta. Ai propozoi që seanca të ndërpritet, raporton Ekonomia Online.
“Nuk ka kuptim të vazhdoj seanca pa praninë e Qeverisë. Lus deputetët të jenë të arsyeshëm, ka me ardh koha kur kanë me u zbardhë të gjitha rastet. Nuk mund ta shndërrojmë kuvendin në arenë të përplasjeve për agjenda të ngushta.Pozita është e papërgjegjshme dhe ne nuk duhet të lejojmë këtë.Kemi ende punë për ta konsoliduar shtetin e Kosovës.Propozoj që ta ndërpresim seancën”, tha Hoti.
Seanca e Kuvendit është ndërprerë në mungesë të kuorumit, pas kërkesës së partive opozitare. Vetëvendosje kërkoi që seanca të vazhdoj javën tjetër, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën.