Deputeti i LDK-së, Advullah Hoti, ka thënë se Qeveria Kurti e ka filluar dialogun me disa dogma, duke theksuar se Kosova s’duhet të bjerë në kurthin e Serbisë dhe se “veprimet duhet të jenë më të mençura më strategjike”, siç kanë qenë në të kaluarën”.
Hoti tha se Qeveria është duke i sjellë rezultate të dëmshme shtetit të Kosovës me punën që po bëjnë.
“Një qytetar i zakonshëm mund edhe të mos i dijë proces dhe zhvillimet brenda, por rezultat në fund i ndjen dhe i sheh. Rezultatet e dialogut janë të dëmshme për shtetin e Kosovës. Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit ka ndërtuar nja ‘statut quo’ të re…”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, me Qeverinë Kurti, dialogu është kthyer në fazën e parë, në atë të menaxhimit të krizave në terren.
“Procesi i dialogut në Kosovës mund të ndahet në tri faza, faza e parë i ka adresuar çështjet e sigurisë…është faza e parë e menaxhimit të situatës në terren ka kulmuar me marrëveshjet e viti 2013… faza e dytë, pas vitit 2013 kemi pasur disa marrëveshje deri në vitin 2016-17 për normalizim të marrëdhënieve, pra menaxhimi i krizës dhe pastaj menaxhimi i marrëdhënieve për lëvizje të lirë të mallrave, dokumentacione e të tjera… dhe faza e tretë që ka filluar me qeverinë që kemi qenë ne, kur ka filluar procesi për njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve.
Kur filluan këta qeverisjen me një qasje të gabuar… e filluam në disa parime jo të nevojshme, duke insistuar në disa veprime në veri që shikuar në asketin ligjore janë në rregull, por të cilat duhet t’i bëjmë për të pasur sules, në bashkërendim me ndërkombëtarët… procesi i dialogut është kthyer në menaxhim të krizave. Kemi një Marrëveshje të Ohrit që ka ndërtuar një ‘staus quo’ të re, dëmi që i është bërë Kosovës, procesi i integrimit evropian kushtëzohet nga zbatimi marrëveshje së Ohrit… kjo është mungesë e qasje strategjike…”, ka theksuar Hoti.
Si naivitet politik i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se procesi i dialogut duhet të ndahet nga procesi i anëtarësimit në BE-së.
Sipas Hotit, më nuk ka dialog për njohje, por për t’i zbatuar provizionet e Marrëveshjes së Ohrit.
“Ky është naiviteti politik (deklarimi i Kurtit). T’i bën hapat me vullnet të lirë dhe madje kthehet prapa dhe nuk e kupton askush dhe nuk e pranon askush.
Më dialog nuk ka. Nuk ka dialog për njohje, ka dialog për takime të caktuara për të zbatuar provizione të marrëveshje së Ohrit. Nuk ka më dialog për njohje, është mbyllur procesi i dialogut, është ndërtuar një status quo e re për vitet në vijim”, ka theksuar Hoti.