Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se masat aktuale për menaxhimin e pandemisë do të mbesin në fuqi, duke shtuar se për festat e fundvitit do të ketë masa të reja, raporton Ekonomia Online.
Hoti tha se pas vlerësimit të detajuar të situatës, konstatimi i përbashkët është se situata me pandeminë është serioze, por nën kontroll. Ai ka thënë se kanë rritë numrin e stafit shëndetësorë.
Sipas tij 38 përqind e të testuarëve kanë rezultuar pozitiv.
Hoti ka thënë se masat që kanë marrë javën e kaluar kanë dhënë rezultate, por që situata vazhdon të jetë shqetësuese.
“Në bazë të analizimit të dhënave nga IKShPK-ja është vendosur që masat aktuale të mbesin në fuqi dhe të kemi zbatim rigoroz”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu ka njoftuar se gjysmë vjetori i parë i vitit shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor, ndërsa do të në nisë më 18 janar.
“Me kërkesë të ministrit Ramë Likaj, ky gjysmëvjetor do të përfundojë më 18 dhjetor. Lus shkollat që ta përmbyllin programin e paraparë sipas kësaj date”, është thënë Hoti.
“Sa i përket masave në ekonomi. Sipas ministrit të Tregtisë, duhet të shkojmë me zbatimin e masave të deritanishme. Ministria e ka marrë për obligim që me ministrin e Shëndetësisë të takohet me përfaqësuesit e bizneseve për t’u dakorduar për masat e reja, që do të merren javën tjetër për festat e fundvitit”, ka thënë Hoti.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se janë duke i zbatuar udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për trajtimin e pacientëve.
Jemi duke zbatuar masat e OBSh-së edhe në trajtimin e pacientëve. Kemi pasur dy procedura një përmes blerjes dhe e kemi siguruar përmes donacioneve. Krejt këto masa nuk kanë qenë arbitrare por nga profesionistë më të mirë që ka Kosova”, tha Zemaj.
Naser Ramadani, drejtor i IKShPK-së, tha se masat e Qeverisë, kanë dhënë rezultat, duke kërkuar ndihmën edhe të qytetarëve në këtë situatë.
“Edhe vendimet e qeverisë kanë bërë që lakorja të mbetet e sheshtë, por ka pasur efekt ky zbatim i masave. Ne do të vazhdojmë me këto masa sepse mund të bie lakorja. IKShPK-ja, është në përcjellje të vazhdueshme të situatës dhe do të bie po që se marrim masa rigoroze. Ne po e përcjellim, por duhet ndihma e qytetarëve”, tha ai.