Hoti: Më 25 si kryeministër i Kosovës jam në Bruksel nga aty nisëm në Washington

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Kreu i qeverisë, Avdullah Hoti përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se më 25 qershor do të takohet në Bruksel me Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit të Evropës, z. Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim z. Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, z. David McAllister.

Ai thotë se nga Brukseli do të niset për në Ëashington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë rinis dialogu me Serbinë.

Ky është njoftimi i plotë:

Si Kryeministër i Kosovës, më 25 qershor në Bruksel takohem me Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit të Evropës, z. Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim z. Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, z. David McAllister.

Do të bisedojmë për: (1) hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë.

Nga Brukseli do të udhëtoj për Ëashington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nisim dialogun për njohje reciproke, fillimisht me një agjendë të fuqishme të zhvillimit ekonomik.

Të ngjashme