Hoti: Me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, thotë se ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë.

Hoti, ka reaguar ndaj asaj çka tha ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për shtyp pak ma herët.

“Me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat (sipas deklarimit në media)”, ka shkruar Hoti.

“Ndërkaq, Ministrja sot e ka hallin se zyrtarët policorë, të cilët sot i kanë konfiskuar materialet nga Ministria, nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumentacion për rezervat shtetërore”.

“Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë”.

Të ngjashme