Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë do të arrihet kur të dyja vendet do të arrijnë të pajtohen për të gjitha çështjet.
Duke folur në interpelancën e thirrur për Asociacionin, Hoti ka thënë: “Eksiton marrëveshja e parimeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe komentet e Gjykatës Kushtetuese. Çdo veprim në këtë rrafsh do të bëhet në pajim më këto”.
“Nuk do të lejohet shkelje e rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka pajtim për asgjë, derisa nuk pajtohemi për çdo gjë – në rend të parë për njohjen reciproke”.