Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka folur për marrëveshjet që do të nënshkruhen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai tha se kanë miratuar 15 marrëveshje që do të nënshkruhet me Qeverinë e Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.
“Kemi miratuar 15 marrëveshje qe do ti nënshkruajmë në mbledhjen e përbashkët këtë të premte sepse e thellojnë raportin me Shqipërinë”.
“Kemi marrë një vendim për themelimin e zyrës në Luginë e që do të jetë në shërbim të qytetarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre në fushën e arsimit në mbështetje dhe ruajtje të kulturës në atë pjesë”.
“Përtej kësaj, do të krijohet edhe fondi i përbashkët për ndihmën e qytetarëve në atë pjesë”, tha Hoti teksa shtoi se këto ditë do të zhvillojë takim me kryetarët e Luginës.