Hoti mori 92 nga 94 votat e Këshillit të LDK-së për të kandiduar për kryeministër

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

92 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë përkrahur kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër, ka njoftuar LDK-ja, një ditë pasi zyrtarizoi kandidaturën e Hotit.

Në njoftimin e LDK-së bëhet e ditur se për kandidaturën e Hotit ka qenë vetëm një votë kundër, ndërsa një kishte abstenuar, në mesin e 94 anëtarëve që votuan.

Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti në qershor, duke e çuar vendin në zgjedhje të reja, të cilat pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Pos LDK-së, vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryeministër – Enver Hoxhajn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme