Hoti-Muratit: Të shkoi mandati pa ta parë hajrin askush, nuk je i zoti për asgjë

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 14:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur mashtrues dhe të pazotin ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton Ekonomia Online.

Ata janë përplasur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, teksa u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Hoti pati kritika për vonesën e këtij projektligji, ndërsa për këtë Murati fajin ia la opozitës.

“Pse është shtyrë që një vit ky projektligj, cila është arsyeja që ka qëndruar kaq gjatë”, pyeti Hoti

“Tash dinamika e punës së kuvendit, ju takon juve si deputetë që të flisni. Ne si qeveri e kemi sjellë në muajin prill dhe ju takon juve si deputetë që t’i përshpejtoni ose jo”, tha Murati.

Hoti e ka quajtur mashtrues tipik ministrin Murati, teksa tha se i shkoi mandati “pa ta pa hajrin askush”.

“A po e sheh se je mashtrues tipik. Qiteni në votim dhe dërgojeni në Kuvend. Pse po thuani se opozita po e pengon kur ju jeni mazhorancë. Nuk je i zoti për asgjë. Prej që ke ardhur si ministër asnjë reformë nuk ke bërë. Veç dëgjom kur të flasë. Asnjë reformë a argument nuk e ke ndërmarrë. Ke mashtruar e fyer opinionin. Po shkon mandati pa ta pa hajrin askush”, tha tutje Hoti.

Të ngjashme