Hoti në BSPK premton ngritjen e pagës minimale

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 15:58 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti ka vizituar sot Zyrat e Bashkimit të Sindikatave të Kosovës.

Ai u zotua se në mandatin e ardhshëm do të ketë ngritje të pagës minimale si dhe do të punojë në zbatimin e Ligjit të Punës, raporton Ekonomia Online.

“Sot jemi në BSPK si partneri kryesor social në Kosovë dhe dua ta falënderoj z. Arifi për bashkëpunim. Ne jemi sot për të garantuar që këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë edhe më tutje për të ardhur deri te një marrëveshje që ta mbështesim BSPK për kërkesat që i ka si fillim”, tha Hoti.

“Ne zotohemi që do t’i zhvendosim me një objekt tjetër BSPK-në për t’u plotësuar kushtet infrastrukturore ashtu siç e meritojnë këta, dhe do të punojmë në zbatimin e Ligjit të Punës dhe një kontrate të re kolektive, gjithashtu do të punojmë për ngritjen e pagës minimale dhe pensioneve ku shpresojmë shumë që do të kemi mbështetjen e BSPK”, theksoi Hoti.

“Kemi shumë punë për të drejtat e punëtorëve për të përmirësuar kushtet e punës dhe shpresoj që sa më shpejt do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje”, shtoi ai.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se gjatë takimit kanë diskutuar për disa kërkesa që janë një të ardhme të punëtorisë kosovare.

“Sot e kemi një takim me kandidatin e emëruar për kryeministër të ardhshëm z. Avdullah Hotin dhe e kemi parë të arsyeshme që në këtë takim të diskutojmë për disa kërkesa që janë për një të ardhme të punëtorisë kosovare. Ne edhe më herët e kemi informuar Ministrinë e Punës si dhe ministrin në detyrë Hotin për këto kërkesa, ku sot do t’i shpalosim këto pika”, tha ai.

 

Të ngjashme