Hoti në Fushë-Kosovë: Pagat dhe pensionet do t’i rrisim çdo vit

Fushë Kosovë | 31 Maj 2017 | 15:13 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas hapjes zyrtare të fushatës në Podujevë, koalicioni LDK -AKR-Alternativa, aktivitetin e tyre parazgjedhor e vazhduan në Fushë Kosovë, për të paraqitur programin e tyre qeverisës dhe për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 11 qershorit.

I nominuari për kryeministër nga ky koalicion, Avdullah Hoti, tha se nëse arrijnë të fitojnë zgjedhjet do të merret me temat më të vështira që ka Kosova.

“Sot Fushë Kosova është zhvendosur në një metropol në miniaturë dhe projekti që kemi për këtë pjesë është do ta prekë çdo qytetarë. Lista jonë dhe ardhjet e reja në LDK janë edhe një garanci për fitoren tonë me 11 qershor. Programi jonë prek të gjitha shtresat e shoqërisë. Ne e kemi bërë të qartë që çdo i ri që kryen shkollimin do të ketë një vend punë me pagesë. Termocentrali i ri që do të ndërtohet në Obiliq do të plotësojë të gjitha standardet. Ne kemi plane për çdo vit për t’i rritur pagat dhe pensionet”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë,Isa Mustafa, koalicionin LDK AKR dhe Alternativa e ka quajtur koalicion të fitores për të cilin tha se ofron zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për qytetarët

“Ky është koalicioni i fitores është koalicion i cili ofron zhvillim ekonomik punësim integrime evropiane dhe luftë kundër korrupsionit dhe është koalicioni që do të luftoj për mirëqenën e qytetarëve. Çdo njeri që është në listë e meriton por kemi pasur edhe të tjerë që e meritojmë por kemi një koalicion dhe unë kërkoj nga ju që ne ta përkrahim dhe ta votojmë listën e koalicionit dhe ju do të zgjidhni vet për çdo njërin”, ka thënë ai.

Të ngjashme