I pari i Qeverisë, Avdullah Hoti ka vizituar ministrinë e Shëndetësisë, ku është pritur nga ministri Armend Zemaj, raporton Ekonomia Online.
Vizita e Hotit në ministrinë e Shëndetësisë ka të bëjë me përmbylljen e procesit të ndarjes së rreth 1 mijë e 500 specializimeve në lëmi të ndryshme mjekësore.
Ndarja e 1500 specializantëve, Hoti: Po krijojmë baza të mira të planifikimit për sektorin e shëndetësisë
Kryeministri Hoti ka thënë se është i nderuar që po promovojmë punën për zgjedhjen e specializimeve për të krijuar kapacitete në institucioneve tona.
“Po krijojmë baza të mira për planifikim për sektorin e shëndetësisë”, tha Hoti.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se janë fokusuar në zgjedhjen e specializimeve që i munguan Kosovës.
“Sot i shtohen edhe 1500 specializantë. Ne u fokusuam në zgjedhjen e specializantëve që i mungoi Kosovës për 5 vjet. Duke falënderuar Qeverinë për mjekët e rijnë, do të shtohen edhe 400 mjekë të tjerë meqë është rrumbullakosua numri 1500 specializantë. Mbi 400 do të financohen nga Ministria e shëndetësisë. Qindra mjekë të diplomuar e kanë pritur këtë vendim”, tha Zemaj.
Ministria Zemaj theksoi se çdo vit do të hapë konkurs për specializantë.