Hoti në shkollën “Dardania”: Kemi përmbushur plan-programin, 15% e mësimdhënëse ishin me Covid-19

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 09:08 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, kanë vizituar shkollën “Dardania”, raporton Ekonomia Online.

Hoti tregoi se është arritur të realizohet plan-programi në mënyrë që nxënësit të mosmbesin pa mësim.

Tutje, ai shpreson që të përfundojë pandemia dhe nxënësit t’i kthehen mësimit me 18 janar. Sipas tij, 15% e mësimdhënëse ishin me Covid.

“Për çdo familje jemi munduar që ta adaptojmë metodologjinë mësimore dhe ju falënderoj se pas gjitha vështirësive është arritur të realizohet plan-programi në mënyrë që nxënësit të mosmbesin pa mësim”.

“Ka qenë sfidë duke qenë vetë edhe mësimdhënës duke pasur kontaktin me nxënës. Dhe kam parasysh që ka dyfishim të ngarkesës me orë që keni kaluar në punën me nxënës. Shpresoj që kur të fillojmë me 18 janar të përmbyllet sa më shpejt kjo pandemi”.

“Statistikat na tregojnë që numri i arsimtarëve është në numrin e përqindjeve më të larta të infektuarve ku 15% kanë dal pozitiv. Lusim që të fillojmë gjysmë vjetorin tjetër në kushte më të mira”.

Ministri i Arsimit Ramë Likaj ka thënë se po përfundojnë gjysmë vjetorin e parë shkaku i pandemisë dhe vështirësive që kanë pasur në këtë kohë shkollat.

Ai tha se janë ndarë 270 laptop për nxënësit për të ndjekur mësimin online.

“Sot përfundojmë gjysmë vjetorin e parë të këtij viti. Edhe ne kemi pasur vështirësitë, ku shkollat kanë qenë të ngarkuara dhe jo duke ndarë klasat në grupe. Ju jeni heronj të ditës së sotme ashtu siç keni qenë edhe ditëve më përpara”.

“Natyrisht se është një pushim më i gjatë për shkak të rrethanave në të cilat jemi mirëpo kemi hartuar edhe një udhëzues se çfarë detyrash këtë muaj mi ju dhënë nxënësve. Ne kemi papara edhe si ta kompensojmë këtë pjesë”.

“Shpresojmë që edhe nxënësit që nuk kanë qasje do të ndahen mjete edhe për nxënës dhe mësimdhënës ku 270 laptop do të shpërndahen vetëm për mësimdhënës. Shifrat janë të larta infeksioneve dhe 25 mijë vetë mësimdhënës janë testuar deri më tani”.

Drejtori i shkollës Dardania Menduh Vlashi, tha se kanë pasur 20 nxënës të infektuar dhe 75 mësimdhënës.

“Jemi të privilegjuar që keni gjetur mundësinë të vini në shkollën tonë, ne kemi punuar me dy skenar A dhe B”.

“Gjithsej kanë qenë të infektuar 20 nxënës poashtu edhe mësimdhënës prej 75 që kanë qenë me Covid të gjitha janë kthyer mirë”.

Të ngjashme