Kandidati për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e oficerit të Doganës që ka vdekur dje si pasojë e komplikimeve nga Coronavirusi.
Hoti ka shkruar në Facebook se lajmi për vdekjen e tij ishte tronditës dhe pikëllues.
Ai shton se i ndjeri do të mbetet simbol i përkushtimit, sjelljes së pashoqe dhe devotshmërisë së tij ndaj punës, institucionit ku veproj për 20 vite më radhë dhe Republikës sonë në përgjithësi.