Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, por shtoi se nuk do të bllokojnë formimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.
Hoti i pyetur nga Ekonomia Online për çështjen e presidentit, tha se i takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e të parit të shtetit.
“Sa i përket çështjes së presidentit do të diskutohët në organet e partisë, rezultati është i qartë ne jemi opozitë, ne nuk bllokojmë institucionet. Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.