Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe kandidati i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se institucionet janë të pavarura për të marrë vendime dhe si takon politikës të vendosë për këtë.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i tyre është obligim të respektohen.
Postimi i plotë:
Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre.
Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane.
Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë.