Hoti: Nuk ka para për pensionet e veteranëve

Prishtinë | 13 Sht 2016 | 13:04 | Nga

Ministria e Financave nuk po arrin t’i sigurojë mjetet për t’i paguar pensionet për veteranët e luftës.

Këtë e bëri të ditur sot ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë një konference të mbajtur në Doganat e Kosovës.

Hoti me këtë rast dha një lajm të hidhur për të gjithë veteranët, duke thënë se numri i tyre po shtohet dita e ditës dhe se shuma totale e destinuar për pensione, nuk po lejohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Sivjet me projeksionet buxhetore i kemi ndarë 25 milionë euro, me rishikim të Buxhetit i kemi rritur edhe 7 milionë euro shtesë që janë 32 milionë për këtë vit. Numri i veteranëve po rritet nga muaji në muaj, për muajin gusht kemi paguar 27 mijë veteranë. Me trendin që është duke shkuar në tre-katër muajt e fundit ne mund ta mbyllim vitin me 38 mijë veteranë që tërheqin pensionet e tyre dhe ky buxhet as për së afërmi nuk i plotëson nevojat për këtë kategori. Së shpejti do të gjejmë një zgjidhje afatgjate për këtë kategori, është e rëndësishme se është e lidhur çështja e pagesës së veteranëve me programin e FMN-së…”, ka thënë Hoti

Çështja e pensioneve për veteranët e luftës është ngritur si çështje edhe më parë nga FMN, të cilët kanë sugjeruar Qeverinë e Kosovës që ta ulë numrin e pensioneve, pasi që numri aktual i veteranëve paraqet ngarkesë për buxhetin në vend.

avdullah hoti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme