Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në fjalën e e tij gjatë seancës së sotme bëri sërish thirrje që të votohet sa më shpejtë marrëveshja e demarkacionit dhe të bëhen bashkë për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.
Në këtë mënyrë, Hoti tha, të përgatiten edhe për zgjedhje të reja.
“Të bashkohemi sot që ta votojmë demarkacionin, dhe të organizojmë zgjedhjet e lira”.
“Kryeministri po i ik përballjes deputetët, e vetmja mënyrë për të debatuar është përmes interepelancave, është debat për 188 ditët e qeverisjes”.
Hoti, po ashtu kritikoi ashpër qeverinë e udhëhequr nga Haradinaj. Ai tha se të gjitha punët që po bëhen tash janë meritë e qeverisjes së kaluar.
“Rritja e pagave, rritja e pensioneve, ulja, rifunksionalizimi i Trepçës, vendosja e Kosovës për të gjitha çështjet jo me ndërhyrjen e Beogradit, këto kanë mbetur fraza të thata të fushatës. Në vend se me u kujdes për këto ai shkarkon bordin e AKA-së, ka emëaruar 5 zëvendëskryeministra, 72 ministra”.
Hoti ka deklaruar se bordi i Trepçës nuk është funksionalizuar dhe problemet me energjinë elektrike nuk janë zgjidhur.
“Importet nga Serbia janë rritur, bordi i Trepçës nuk është funksionalizu, problemet me energjinë elektrike nuk janë zgjidhur”.
“Vendim tjetër i kësaj shumice, ligji per amnistinë, shkarkimi i bordeve ligjore që e janë kompetencë e Kuvendit”.
Hoti ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është varur nga Lista Serbe, derisa projektligjet sipas tij janë lënë të gatshme nga Qeveria e kaluar.
“Ushtria doli të jetë e varur nga një parti koalicioni në vend, demarkacioni kauzë e rrejshme. 90% e detyrave janë të qeverisë së kaluar, të bërit bizines në renditjen e dhjetë në botë. Projektligjet, pakoja fiskale është lënë e gatshme nga qeverisja e kaluar”.
Reagimi i Hotit vjen pasi pozita në seancën e sotme nuk ia votoi rekomandimet e tyre për rritjen e pagave që e bëri kohë më parë Ramush Haradinaj.