Hoti: PAN-i ka varur shpresat në disa matrapazë

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 10:50 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kemi hyrë në muajin e tretë preh kur janë mbajtur zgjedhjet dhe ende nuk është propozuar  kryeparlamentari.

Ai ka thënë se nuk duhet bërë monopolizimi të drejtës kushtetuese. Ai i ka thënë se i ka varur shpresat e në disa matrapazë, transmeton Ekonomia Online.

“PAN po të silleshin në mënyrë të duhur dhe institucionale, sot duhet të dal e me propozim dhe të tregojë që nuk i kanë votat. Vendi nga sot po hyjnë në bllokadë institucionale, nuk duhet të mbahet asnjë seancë konstituive”, ka thënë Hoti.

“Në këtë mandat ende nuk kemi filluar, procesi i konstituimit të Kuvendit është bërë pazar edhe vepër kriminale duke bërë presion tek deputetëve”.

“Kjo është fatkeqësi për vendin dhe papërgjegjësi, kështu nuk bëhet shteti, institucionet bëhen me marrëveshje nëse nuk arrihet marrëveshja duhet të lëshojnë rrugë”, ka thënë Hoti, shkruan EO.

Të ngjashme