Hoti paralajmëron ligj të ri për prokurimin publik, paralajmëron bizneset për sanksione

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 14:58 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, raporton Ekonomia Online.

Nga këtu Hoti është zotuar se Ligji i ri për Prokurimin Publik do të jetë gati deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Hoti ka thënë se bizneset që nuk respektojnë ligjet do të futen në listë të zezë.

“Jemi këtu për të diskutuar si t’i eliminojmë të gjitha dobësitë duhet i hequr barrierat, duke krijuar lista të zeza, do ta rregullojë periudhën e ankimimit”.

“Do të mbikëqyrim realizimin e kontratave. Brenda këtij vitit të vijë në Qeveri Ligji i ri i Prokurimit. Brenda 3 muajve të vitit të ardhshëm të miratohet ligji i ri”.

Hoti

Të ngjashme