Hoti pas marrëveshjes me AAK-në: Gjatë ditës marrëveshjet edhe me partitë e tjera

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I nominuari i LDK-së për kryeministër të Kosovës , Avdullah Hoti pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje më AAK-në, tha se gjatë ditës presin që të arrihen edhe marrëveshjet me partitë e  tjera politike, raporton Ekonomia Online.

“Sa më parë që i përmbyllim do të procedojmë nuk do ta humbim asnjë moment. Sot po  presim t’i përfundojmë marrëveshjet me partnerët e tjerë”, ka thënë Hoti .

Hoti, gjithashtu tha se marrëveshje kanë arritur edhe me Listen Serbe.

“E kemi përmbyllura marrëveshjen me AAK dhe një  pjese të madhe të komuniteteve joshumicë po presim që gjatë ditës t’i përfundojmë edhe me partitë tjera”, tha ai.

Ai ka thënë se është i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me AAK-në.

“Kjo marrëveshje u arrit në bazë të kritereve. Rendi dhe ligji do të jetë mbi të gjitha, në qeveri do të jetë një kabinet funksional. Në javët e para do të bëjmë bashkë programin dhe do ta sjellim në Kuvend, programi i LDK-së është bazë”, tha ai raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se pasi që do të arrijnë marrëveshje me të gjitha partitë do ta procedojnë në Kuvend.

Ndërkaq, tha se sapo të merr postin e kryeministrit, ai ka paralajmëruar bashkëpunim pozitë – opozitë, sidomos në çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

“Unë ju siguroj që do të ketë një komunikim si asnjëherë më përpara në mes të pozitës dhe opozitës, për të lejuar opozitës që të luaj rolin korrektues ndaj qeverisë. Do të kërkojmë mbështetjen e tyre në procese të mëdha siç është dialogu. Ne nuk jemi të ri në këtë çështje, LDK ka një përvojë 30 vjeçare, e kemi bë hapin tonë për të krijuar institucionet, na lejoni pak kohë për t’ju treguar se e kemi shumë seriozisht për të përmbyllur pas sa viteve konsolidimin e shtetit”, ka shtuar ai.

Hoti është shprehur kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas pandemisë, siç kanë kërkuar LVV-ja dhe PDK-ja. Ai gjithashtu tha se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë.

“Për aq kohë sa mund të bëhet një shumicë nuk ka nevojë për zgjedhje, ka gatishmëri nga partitë parlamentare që të krijohet kjo shumicë. AKR-ja është pjesë e qeverisë ashtu sic kamë thënë edhe dje”, tha ai. .

Të ngjashme