Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se presin mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare pa dallim për votimin e rezolutës që i ndalon presidentit Hashim Thaçi të bisedojë me Serbinë për kufijtë.
Hoti duke komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të PDK-së se me kërkesën për seancë po e legjitimon ndarjen e Kosovës tha se PDK-së i ka humbur rruga në oborr, raporton Ekonomia Online.
“Pres që mbështetja e nesërme të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare të pozitës dhe të koalicionit qeverisës sepse është në të mirë të qytetarëve të vendit”.
“Mendoj që PDK-së i ka humb rruga në oborr absurde është ajo çfarë po bën Presidenti”.