Hoti: Pensionistët meritojnë trajtim të veçantë

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 17:48 | Nga

Ministri i Financave Avdullah Hoti u takua sot me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës,  ku u prit nga kryetari i kësaj shoqate Shaban Kajtazi për të diskutuar për kushtet e pensionistëve në Kosovë, për ofrimin e shërbimeve dhe për pensionistët me nevoja të veçanta.

Gjatë takimit ministri i Financave Avdullah Hoti duke i falënderuar për respektin dhe mirënjohjen ndaj tij u shpreh se ne nuk kanë bërë asgjë më shumë përveç se e kanë kryer dhe po kryejnë obligimet të cilat është dashur të kryhen më herët.

Gjithashtu Ministri Hoti i njoftoi ata se në takimet e ardhshme me FMN-në do të diskutojë për gjendjen e pensionistëve si një kategori e cila meriton një trajtim të veçantë.

Ndërsa sa i përket përkrahjes nga Qeveria, Ministri Hoti u shpreh se ju keni pritur qe 17 vite dhe sot po trajtoheni në mënyrë të merituar dhe dinjitoze.

“Përveç kësaj ne do të shohim që të ju ofrojmë edhe përkrahje të tjera së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës  Shaban Kajtazi në emër të kësaj Shoqate i ndau mirënjohje ministrit Avdullah Hoti për kontribut dhe humanitet dhe tha “se ne sot falë jush gëzojmë të drejta më shumë por edhe kemi një trajtim krejt tjetër nga Qeveria”.

“Bashkëpunimi  ynë me ju do të vazhdoj edhe në të ardhmen ku edhe do të diskutojmë për nevojat  e pensionistëve, në veçanti kategoria e  cila ka nevojë për një kujdes më të shtuar mjekësor”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme