Kryeministri i vendit Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë, foli për ardhjen e bashkatdhetarëve, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, janë duke u kujdesur sa i përket kontrollit të gjendjes me Covid-19.
“Kemi ardhje bukur të madhe të bashkatdhetarëve dhe do të kujdesemi që masat që do të ndërmarrim të sigurohemi që e mbajmë nën kontroll situatën”.
“Informata janë pozitive dhe numri ka rënë në 200 të infektuarve. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare jemi në mesin e tri katër vendeve që kemi menaxhuar me mirë situatën”.