Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka pasur informacione se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala është emëruar konsull në Pragë, raporton Ekonomia Online.
Hoti ka shtuar se bashkë me ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani do të bëjnë një analizë të plotë dhe do të rishikojnë të gjitha misionet diplomatike.
Madje ai ka thënë se si në këtë rast dh në rastet e tjera do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore.
“Bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe u.d e presidentes do të bëjmë analizë të plotë dhe rishikimi të misioneve diplomatike dhe të marrin të gjitha veprimet ligjore”.
Këto deklarime ai i bëri pas vizitës që bashkë me drejtues të AKB-së i bënë kompanisë Silcapor.
Mbrëmë është bërë e ditur se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala, është emëruar konsull në Pragë.