Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projekt-buxhetin për vitin 2022, duke thënë se buxheti vjetor, duke thënë se ky buxhet nuk siguron zhvillim, dhe se tani e kanë të qartë në çfarë masa po reflektohen premtimet e qeverisë.
“Në 3 vitet e ardhshme nuk ka asnjë investim të madh infrastrukturor”, tha Hoti.
“Në shëndetësi numri mjekëve mbetet i njëjtë, mjekët që nuk janë në punë do të mbeten pa punë”, shtoi ai.
“Nuk ka indikacion që do të fillojë zbatimi i sigurimeve shëndetësore”.
Sa i përket buxhetit për Radio-Televizionin e Kosovës, është gabim i madh ulja e buxhetit.
“Buxheti i RTK-së është ulë për 2 milionë euro, gabim i madh”, tha Hoti në seancë.