Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me disa kolegë të tij kanë përkujtuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyqin.
Hoti e ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e luftëtarit të lirisë dhe ka thënë se LDK-ja do ta përkujtojë atë gjithmonë.
“Sot bashkë me Kryetarin e Degës së LDK-së në Suharekë, Sali Asllanaj, dhe kolegë nga Grupi Parlamentar, përkujtuam Ukë Bytyqin, ish Kryetarin e Suharekës, heroin dhe luftëtarin e lirisë. Nderimi për këtë figurë heroike është i lartë tek të gjithë qytetarët e Suharekës. LDK-ja do ta përkujtojë gjithmonë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij të Facebook-ut.