Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj daljes së qindra personave në Sheshin “Skenderbeu” për të bërë prova se si të protestohet.
Hoti përmendi ndalimin nga policia të bujqve në Rahovec, që kishin dalë në treg për të siguruar të ardhurat e familjes.
Ai shtoi se dje nuk pati asnjë reagim të Policisë përkundër se u mblodhën qindra njerëz, në kundërshtim me masat e caktuara për parandalimin e përhapjes së Covid 19.
I nominuari për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, nuk e tha asnjë fjalë lidhur me këtë aktivitet.
Shkrimi i plotë: