Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti u premtoi banorëve të Zhurit se do ta trajtoj me kujdes kërkesën e tyre të kamotshme për themelimin e komunës së Zhurit.
“Ne po mundohemi të komunikojmë me qytetarët për një plan konkret dhe zotimet që ne marrim për qeverisjen e ardhshme. Jam i nderuar që i prijë kësaj liste. Ne kemi zotime për të gjitha kategoritë e shoqërisë. Jemi me një vend të veçantë dhe kemi për ta trajtuar kërkesën tuaj për themelimin e komunës së Zhurit. Ju garantoj që ky koalicion do ta shqyrtoj këtë me kujdes për themelimin e komunave të tjera nëpër Kosovë që ka pasur kërkesë”, ka thënë Hoti.
Mustafa: Bashkë për një shtet të së drejtës
Kryeministri në detyrë Isa Mustafa tha se koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi janë bashkuar për ta ndërtuar një shtet të së drejtës.
“Jemi të përkushtuar të ndërtojmë një shtet të së drejtës jemi të përkushtuar që të rinjtë tanë të kenë punë dhe vende të punës dhe jemi të përkushtuar që shteti jonë të ketë sovranitet të plotë. Dëshiroj që sot të kërkoj votën tuaj për listën e këtij koalicion për Avdullah Hotin për perspektivën dhe ardhmërinë e këtij vendi”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri Isa Mustafa është shprehur i bindur se koalicioni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi do të shënojë fitore të thellë në zgjedhje, sepse ky ekip ka vullnetin dhe forcën për të fituar në zgjedhje.
Pacolli: Vota për koalicionin është votë kundër mashtrimit, mjegullës dhe korrupsionit
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ju bëri thirrje qetarëve që me datë 11 qershor të dalin dhe të votojnë për një qeveri që udhëhiqet me ditur me përkushtim, pa korrupsion, pa zhvatje e pa hajni.
Pacolli tha se bashkë me qytetarët e Kosovës do ta jetësojmë ëndrrën e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për t’ua rikthyer qytetareve shpresën për një Kosovë të zhvilluar dhe të përparuar.
“Ky koalicion, do ta jetësojë shpresën tuaj për një jetë dinjitoze, andaj dilni votoni, sepse vota juaj do të veprojë kundër mjegullës, zhvatjes e hajnisë. Votoni njerëzit e ndërgjegjshëm dhe njerëzit e punës e të suksesit, vetëm kështu mund ta ndërtojmë Kosovën madhështore”, ka thënë ndër të tjera i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Deda: U bëmë bashkë për ta nxjerrë Kosovën prej baltës
Ilir Deda nga Alternativa tha se arsyeja pse është krijuar ky koalicion ka qenë për ta nxjerr Kosovën nga balta.
“Ne e kemi pasur shumë lehtë për kontratën me ju dhe kontrata jonë ka qenë me e nxjerr Kosovën prej baltës. 11 qershori është vendimtar për Kosovën dhe shtetin tonë dhe nëse nuk fitojmë na e dini se qysh ka me qenë dhe për këtë do ti themi të keqes stop në 18 vjetorit të lindjes së Kosovës, është shprehur Deda.