Lidhja Demokratike e Kosovës, ka prezantuar sot sloganin e saj zyrtar, me të cilin i hyn garës së zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Avdullah Hoti, përmes një videoregjistrimi, ka prezantuar vizionin e LDK-së, siç thotë ai për shtetin e Kosovës.