Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu shqiptar, Edi Rama, raporton Ekonomia Online.
Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit Hoti në Republikën e Shqipërisë.
Pas takimit, Hoti e Rama do të mbajnë konferencë për medie.
I pari i Qeverisë do të qëndrojë në takime pune gjatë gjithë ditës në Shqipëri, ku do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta dhe më liderët e tjerë politik të Shqipërisë.