Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka qëndruar gjatë ditës në Dukagjin.
Hoti ka publikuar një foto nga atje me mbishkrimin “Verë në Dukagjin….”.
Ndryshe, Kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se partia e tij do të dalë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai tha se LDK e ka ekipin më të mirë dhe shtoi se gjatë takimeve më qytetarët ka pa mbështetje të madhe, kjo siç pohoi ai për shkak të punëve të mira që ka bërë qeveria e drejtuar nga ai.
Kujtojmë se fushata zgjedhore ka nisur sot dhe do të përfundojë më 12 shkurt, kurse qytetarëve do t’iu drejtohen kutive të votimit më 14 shkurt.
Në garë për kryeministër janë katër kandidatë: Albin Kurti nga Vetëvendosje, Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK, Fatmir Limaj nga NISMA.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka kandidat për kryeministër, por kreu i saj Ramush Haradinaj është kandidat për president.