Hoti: Puna praktike, aftësim profesional për studentët

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 15:27 | Nga

Ministria e Financave u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për punën praktike të grupit të parë të studentëve të Universitetit të Prishtinë “Hasan Prishtina”.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, duke shprehur kënaqësinë për ndarjen e këtyre certifikatave për studentët e Universitetit të Prishtinës tha se studentët kanë treguar një angazhim shumë të mirë nga ana e tyre për të marrë njohuri praktike dhe dije gjatë kryerjes së punës praktike.

“Pra ky është edhe impenjimi Qeverisë për t’iu ofruar studentëve një mundësi për dije në mënyrë që studentët të zhvillohen dhe aftësohen për tregun e punës. Njëherit sipas informacioneve që kamë studentet e kanë kryer punën praktike me shumë sukses dhe jam i bindur se kjo punë praktike do të ju shërbejë për të ardhmen e tyre.”

“Grupi i parë dhe grupet tjera që do të vijnë pas tyre do të kenë përkrahjen e plotë në ofrimin e kushteve për kryerjen e punës  praktike në Ministrinë e Financave dhe në agjencitë e saj”, shtoi Ministri Hoti.

Ai më tej bëri të ditur se grupi i dytë do të startojë me punën praktike në Ministrinë e Financave më 1 shtator, kur edhe do të nënshkruhen kontratat sipas listave të dërguara nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe kolegjet private në Ministrinë e Financave.

Prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, falënderoi ministrin Hoti për gatishmwrinw e shprehur për t’iu ardhur në ndihmë studentëve që të kenë një të ardhme më të mirë për të konkurruar lirshëm në tregun e punës kudo.

“Misioni i Universitetit është dija, dhe kur kjo dije plotësohet edhe me praktikën atëherë mund të themi se studenti është i kompletuar për të vazhduar të ardhmen e tij pa problem”, ka thënë Sahiti.

hoti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme