Hoti reagon pas videos së publikuar nga VV: Kjo parti po i kthehet propagandës së mashtrimit ndaj atyre që e kundërshtojnë

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të një video propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një postim të bërë në Facebook, Hoti ka thënë se VV në vend se të merret me promovimin e rrugëve të reja, shkollave e spitaleve të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, kjo parti siç thotë deputeti LDK-së po i kthehet propagandës së mashtrimit dhe shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë.

Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta.

Përmes kësaj videoje, që paraqitet si masazh psikologjik ndaj audiencës të cilës e targeton, mesazhi i tyre reduktohet në “Ne, të mirët” dhe “Ata, hajnat”, rrjedhimisht në ndarje të tejthjeshtëzuara.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, shkruan në mbishkrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme