Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit me vezë, të shtunën në mesditë.
Ai ka thënë se “Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar”.
Postimi i plotë në Facebook:
Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.
Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.
Sinjalet qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.
Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale.
Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë.