Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës th se në takimin e fundit, LDK ka dhënë ofertën për bashkëqeverisje dhe sipas tij, ‘është në dorën e LVV-së të gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja’.
“Takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje. Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, tha Hoti.
Ai ka shtuar se në të gjitha takimet e mbajtura deri më tani me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK ka shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019.
“Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet është e pranueshme për LDK-në dhe siguron stabilitet për Qeverinë për të kryer mandatin e plotë, që është tepër e nevojshme për të kryer reformat e nevojshme për zhvillim ekonomik e social dhe integrim evropian”, thotë Hoti.