Ekonomia Online
FUNDIT

Hoti: S’duhet të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar, partitë të propozojnë ndryshimet

Hoti: S’duhet të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar, partitë të propozojnë ndryshimet

Kryeministri Avdullah Hoti tha se buxheti për vitin 2021 duhet që të miratohet këtë muaj, raporton Ekonomia Online. Ai madje buxheti për vitin tjetër e ka cilësuar të përgatitur në mënyrën më të mirë. Hoti ka kërkuar nga partitë politike në Kuvend që të bëjnë propozimet për ndryshimet e mundshme, për çka i ka ftuar […]

Kryeministri Avdullah Hoti tha se buxheti për vitin 2021 duhet që të miratohet këtë muaj, raporton Ekonomia Online.

Ai madje buxheti për vitin tjetër e ka cilësuar të përgatitur në mënyrën më të mirë. Hoti ka kërkuar nga partitë politike në Kuvend që të bëjnë propozimet për ndryshimet e mundshme, për çka i ka ftuar edhe ta votojnë atë.

“Nuk është mirë të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar, është një draft i përgatitur në mënyrën më të mirë të përgatitur”.

“Kemi qenë gjithmonë të hapur t’i konsiderojmë të gjitha kërkesat e grupeve parlamentare sepse buxheti nuk është i qeverisë, buxheti është i shtetit të Kosovës dhe duhet të adresojë gjitha nevojat që ka shtetit”.

Këto komente ai i bëri kur bashkë me zëvendësin e tij, Driton Selmanaj dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica vizituan qendrën Handikos.

Të ngjashme