Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, u dakorduan që të shihen më shpesh, teksa shtoi se autoritetet serbe do obligohet të tregojë për të gjitha vendndodhjet e varrezave masive.
Hoti, këto deklarime i bëri në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, gjersa deklaroi se qeveria në të cilën udhëheq ai do ofrojë mbështetje të vazhdueshme për të gjitha shoqatat e familjarëve të të zhdukurve.
“Kjo çështje do të zgjidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast Serbia obligohet që të ofroj të gjitha të dhënat për vendndodhjen e varrezave masive”, ka thënë Hoti, duke iu referuar çështjes së të pagjeturve.
“Për këtë bisedova sot me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, me të cilët u dakorduam që takimet e këtij formati të jenë të rregullta”, deklaroi ndër të tjera i pari i ekzekutivit.