Hoti shpalos programin për fuqizimin gruas në Gjakovë

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 11:44 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka mbajtur takim me gratë e Gjakovës.

Gjatë takimit Hoti ka shpalosur katër shtyllat që kanë përpiluar për fuqizimin e femrës në shoqëri.

Hoti tha se sot janë mbledhur në një takim në Gjakovë për të treguar përkushtimin që ky koalicion ka për shoqërinë.

“Programi përbëhet prej 4 shtyllash: Ligjet e shkruara, që garantojnë të drejta të barabarta të grave në shoqëri. Shtylla e dytë ka të bëjë me mbështetjen e grave përmes arsimit. Shtylla e tretë është mbështetja në shëndetësi dhe mbrojtja sociale. Ne parashohim që gratë lehona të marrin 12 muaj me pagesë të cilat do të paguhen me një fond të veçantë, duke mos e ngarkuar sektorin privat. Ne do të kemi kujdes edhe për viktimat e dhunës nga lufta si dhe viktimat e dhunës familjare. Shtylla e katërt është subvencioni në bujqësi, për të mbështetur bizneset që zhvillohen nga gratë..”, u shpreh ai.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, tha se komuna e Gjakovës ka pasur një kujdes të veçantë për gratë viktima të dhunës në luftën e fundit në Kosovë.

Ajo theksoi se Komuna e Gjakovës është duke aplikuar buxhetimin gjinor me ç’rast intensivisht është punuar që në Gjakovë të përcaktohet një buxhet ndaj nevojave sensitive që kanë gratë dhe vajzat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme