Hoti: Shpend Ahmeti po krenohet me projektet e LDK-së

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 12:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asnjë nga projektet që janë bërë në komunën e Prishtinës nuk janë përgatitur nga Shpend Ahmeti. Kështu tha sot në një konferencë për media, Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), raporton Ekonomia Online.

Sipas Hotit, kryetari aktual i Prishtinës po krenohet me projekte e LDK-së. Ai përmendi autobusët e rinj, kampusin e universitetit e planifikimin e buxhetit.

“Kemi ardhur të përgënjeshtrojmë disa deklarime të kryetarit të Prishtinës. Unë ju informoj se projekti i autobusëve nuk është projekt i ri i Shpend Ahmetit, por është projekt që ne sa kemi qenë në qeverisje kemi kryer fizibilitetit”.

“Edhe projekti i parkingut të fakulteti filologjik është projekt i LDK-së. Ju informojë që ky projekt është trajtua në komunitetit për partneritet publiko privat. Projekti ka përfshirë një parking nëntokësor dhe një qendër tregtare. Vërejtje ka qenë që qendra komercial e të hiqet nga projekti. Mashtrimi i tretë është me leje ndërtimore. Është një gënjeshtër e madhe”.

“E katërta është buxheti i komunës është një keqmenaxhim ekstrem dhe për këtë kanë vuajtur qytetarët e Prishtinës për shkak të kësaj qeverisje të dobët Shpend Ahmeti nuk ka mundur të realizojë plot projektet për komunën e Prishtinës. Përveç kësaj projektet kapitale nuk janë realizua sepse nuk ka pasur të hyrat vetanake. Janë 25 milionë euro të pa inkasuar. Asnjë projekt që e shihni në komunën e Prishtinës nuk është përgatitur e planifikuar nga Shpend Ahmeti”.

Hoti gjithashtu tha se janë një varg arsye pse qytetarët e Prishtinës nuk do të votojnë Ahmetin në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen këtë të diele.

“Ai të dielën e kryen mandatin e tij duke mos lënë asgjë pas përveç kileve dhe kunxhave. Shpend Ahmeti ka shfaqur racizëm dhe diskriminim ndaj qytetarët”.

Hoti u shpreh optimistë se kandidati i LDK-së Arban Abrashi do të fitoj në zgjedhjet që do të mbahen të dielën.

Të ngjashme