Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shtruar sonte “Darkën e Lamës”, ku të pranishëm ishin krerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Marrë parasysh rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, dhe në harmoni me respektimin e masave të përcaktuara nga organet kompetente shëndetësore, numri i të ftuarve dhe i pjesëmarrësve ishte tejet i kufizuar.
Festa e Darkës së Lamës është shumë e vjetër, ndërsa autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit.
Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës festë tradicionale shtetërore të Kosovës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.