Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nisma për “mini Shengenin” nuk është “mini Shengen” i Novi Sadit siç e quajti deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu.
“Kosova do të jetë palë e barabartë. Nuk ka asnjë dokument ku definohet kjo nismë. A ka parë dikush ndonjë marrëveshje të shkruar që ne po i bashkohemi?”, është shprehur Hoti.
“Është nismë që është shtruar dhe tash do të ulemi të gjitha gjashtë vendet për ta dizajnuar si vende të barabarta. Nuk ekziston asnjë dokument i tillë. Kam thënë disa herë është se është nismë që jemi dakorduar pas kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtar në Shtëpinë e Bardhë. Bashkë do të ulemi dhe do ta dizajnojmë”.