Është paralajmëruar për sot që Kuvendi i Kosovës të fillojë me seancë të rregullt për sezonin vjeshtor, me 40 pika në rend dite. Mirëpo Avdullah Hoti, kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, tha se opozita nuk pranon të marrë pjesë në seancë të rregullt, pa përfunduar seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga ta.
Sipas Hotit, veprimet e presidentit lidhur me diskutimin e çështjes së territorit të Kosovës janë kundërkushtetuese, raporton Ekonomia Online.
“Opozita ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme para dy jave, me një qëllim të vetëm që çështja e territorit të mos diskutohet në Bruksel”.
“Ne vlerësojmë se veprimet e presidentit janë kundërkushtetuese, shumica e deputetëve e kanë shfaqur këtu përfshirë edhe disa nga koalicioni qeverisës. Unë ju ftoj që të kemi seancën sipas kërkesës së opozitës. Nuk është në rregull që të ketë seancë të rregullt pa u kry seanca e jashtëzakonshne. Nuk do të marrim pjesë në seancë të rregullt, pa përfundu seanca e jashtëzakonshme”, deklaroi Hoti.