Hoti: Sovraniteti në Veri nuk shtrihet me njësite speciale, por me proces politik

Prishtinë | 20 Qer 2023 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë për “KlanKosova”, duke komentuar situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, thotë nuk mund të shtrihet sovraniteti i vendit në Veri të Kosovës me njësite speciale.

“Shtrirja e sovranitetit në Veri nuk bëhet me forca speciale, bëhet me proces politik të integrimeve të serbëve në institucione”, tha ai, duke shtuar se “në Veri të vendit kemi më së paku sovranitet që kemi pasur ndonjëherë”.

“Nuk ka sovranitet të shtetit, nuk mbahet sovraniteti me njësite speciale”, përsëriti ai.

Ndërkaq, ai theksoi se Veriu “nuk është problem i sigurisë është problem politik”.

“S’ka rrugë tjetër për zgjidhjen e problemit, le ta harrojnë”.

Tutje, Hoti beson që në një situatë normale, pasi tensionimit të raporteve të Kosovës me aleatët e saj, pas sanksioneve tw paraljmwruar nga “do të duhej të ishim në proces të organizimit të zgjedhjeve” të reja parlamentare, dhe pas sanksioneve tw para.

“Në atë moment që Forca e Sigurisë së Kosovës është përjashtuar nga stërvitja ushtarake “Defender 23”, në atë moment kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes (Armend Mehaj) do duhej të jepnin dorëheqje”.

“Sikur mua të më ndodhte, atëherë do të jepja dorëheqje menjëherë”, potencoi ai.

Ndërsa, Hoti shtoi se Kurti nuk do të ishte kryeministër i Kosovës po t’i kishte opozita votat e nevojshme për ta shkarkuar.

“Nuk e ka merituar fare që të jetë në atë pozitë, por e ka fituar mandatin nga qytetarët”.

Të ngjashme