Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mëngjesin e së hënës ka takuar përfaqësues të bizneseve, të cilët i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve, raporton Ekonomia Online.
Më 31 dhjetor të viti të kaluar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të ShBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.
Kjo marrëveshje do t’i mundësojë Korporatës së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, që përfshin financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike.