Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot një ekip të FMN-së të udhëhequr nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovën.
Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri i parë Hoti informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi zhvillimet ekonomike dhe politike në vend.
Po ashtu, temë bisede ishin edhe çështjet fiskale dhe përgatitjet e vazhdueshme për buxhetin e vitit 2020.
Zëvendëskryeministri Hoti siguroi Di Bella se Qeveria do të përkujdeset për stabilitetin financiar të vendit.
Nga ana e tij, Di Bella përgëzoi Hoti për emërimin e tij si Zëvendëskryeministër, diskutoi punën e përbashkët në vijim, si dhe vlerësoi bashkëpunimin e madh mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.